Kapet pranë Rinasit 43-vjeçari i kërkuar nga Polonia për mashtrim

17 Nëntor 2026 | 11:32

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet polake për veprën penale të mashtrimit është arrestuar provizorisht në afërsi të Rinasit.

Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet Piotr Wojciechowski u krye nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën për të përfunduar procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Polonisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, për disa kategori

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për disa kategori qytetarësh....
11:05 | 17/11/2026

Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, diskutime në Komisionin e Jashtëm, Shehu: Nuk duhet ta kalojmë në heshtje

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme është mbledhur këtë të martë në Kuvend, ku ndër çështjet e diskutuara ka qenë edhe incidenti i ndodhur...
10:59 | 17/11/2026

Dyshime për përvetësimin e Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 7.5 milionë euro, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi përvetësimin përmes mashtrimit...
10:32 | 17/11/2026