Hashim Thaçi reagon pas dënimit në Hagë: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku u dënua me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë.
Pas vendimit të gjykatës, Thaçi e ka cilësuar procesin si politik, duke deklaruar: “This is politics, not justice” (Kjo është politikë, jo drejtësi).
Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar gjithashtu: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”
Sipas të dhënave lidhur me çështjen, Thaçi e kishte përfunduar vuajtjen e këtij dënimi që në maj të vitit 2026.
Çështja gjyqësore lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë dhe ndikim të pretenduar te dëshmitarët gjatë procesit gjyqësor në Hagë. Ky është një proces i veçantë dhe i ndarë nga gjykimi që po zhvillohet ndaj Thaçit për akuzat për krime lufte.
Ndërkohë, edhe katër të bashkakuzuarit e tij kanë marrë vendimin e gjykatës. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, ndërsa Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht.
Nga ana tjetër, Isni Kilaj u shpall i pafajshëm nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
/vizionplus.tv




