Më 26 nëntor, ejani në ‘Air Albania’”, Arben Meta: Iniciativa e biletave me 200 lekë ishte e presidentit Demrozi

Më 26 nëntor, Egnatia do të luajë ndaj Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e katërt të kampionëve në Conference League. Skuadra rrogozhinase do të kërkojë fitoren e parë në këtë kompeticion, ndërsa tri pikët janë të rëndësishme edhe për shpresat e kualifikimit në fazën “play off”.

Klubi ka vendosur që biletat për këtë takim të shiten me çmimin 200 lekë të reja. Oferta mbetet e vlefshme deri më 20 nëntor dhe biletat mund të blihen në pikat e shitjes në Lushnje, Kavajë, kryeqytet dhe Rrogozhinë.

Të lidhura

None found

Për interesin e madh të tifozëve, këtë nismë dhe objektivat e Egnatias në Europë foli për “Newsport” zyrtari i klubit, Arben Meta.

Interesi i madh për sfidën me Lincoln Red Imps lidhet para së gjithash me rrugëtimin historik që Egnatia po zhvillon në arenën europiane. Sot, klubi nuk përfaqëson vetëm Rrogozhinën, por të gjithë Shqipërinë.

Jam i bindur se çdo person që e do futbollin dëshiron ta ndjekë Egnatian. Skuadra jonë ka dëshmuar se luan futboll cilësor, ofensiv dhe me karakter.

Kjo vëmendje është gjithashtu pasojë e punës së organizuar të administratës së klubit, e cila po përpiqet që çdo ndeshje europiane të jetë një ngjarje që shkon përtej 90 minutave në fushë.

Ideja për çmimin promocional të biletave erdhi nga presidenti Agim Demrozi. Dëshira e tij ishte që kjo ndeshje të shndërrohej në një festë të përbashkët të futbollit. Më pas, iniciativa u koordinua me administratën e klubit, duke marrë parasysh kërkesat organizative dhe rregulloret e UEFA-s për takimet e këtij niveli.

Qëllimi ynë nuk është vetëm shitja e biletave apo mbushja e stadiumit. Synojmë t’i afrojmë njerëzit me klubin, të krijojmë një atmosferë të veçantë dhe t’u japim sa më shumë futbolldashësve mundësinë të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik.

Çdo klub ka objektivat, prioritetet dhe politikat e tij, ndaj nuk do ta paraqisja nismën tonë si një formulë që duhet ndjekur patjetër nga të gjithë. Gjithsesi, afrimi i tifozëve me stadiumin dhe forcimi i lidhjes mes klubit e komunitetit duhet të jenë synime të përbashkëta të futbollit shqiptar.

Për ne, tifozët janë shpirti dhe forca e klubit. Një prej prioriteteve kryesore është pikërisht forcimi i kësaj marrëdhënieje, sepse një klub i fortë ndërtohet jo vetëm nga rezultatet në fushë, por edhe nga mbështetja që merr jashtë saj.

Në “Air Albania” do të shihni të njëjtën Egnatia që kemi ndjekur gjatë gjithë aventurës europiane: një skuadër kërkuese dhe ambicioze, e cila synon të kontrollojë lojën dhe hyn në fushë me objektivin e fitores.

Synimi ynë është të marrim tri pikët dhe të vijojmë rrugën drejt kualifikimit në fazën tjetër të kompeticionit. Kemi besim të plotë te stafi dhe te futbollistët, të cilët kanë treguar se mund të përballen me dinjitet dhe personalitet me ndeshjet europiane. Përballja e 26 nëntorit me Lincoln Red Imps është një tjetër hap i rëndësishëm drejt ambicieve tona.

Ne besojmë te fitorja dhe, mbi të gjitha, te kualifikimi. Po të mos e kishim këtë bindje, nuk do të kishim arritur deri në këtë pikë. Egnatia nuk merr pjesë në Conference League vetëm për të qenë pjesë e saj; ne kemi ambicie, objektiva dhe dëshirë për të shkruar një tjetër kapitull në historinë e klubit.

Nga presidenti Demrozi, te drejtuesit, stafi teknik dhe futbollistët, të gjithë ndajmë bindjen se kjo skuadër ka potencialin për të shfrytëzuar mundësinë historike që ka përpara. Rezultati vendoset në fushë, por ne do të luftojmë deri në fund për realizimin e objektivit tonë.

Ftesa ime shkon për të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë: më 26 nëntor, ejani në “Air Albania” dhe bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi historik.

Në këtë ndeshje nuk luan vetëm Egnatia e Rrogozhinës. Në fushë do të jetë një skuadër që përfaqëson futbollin shqiptar në Europë. Kemi nevojë për mbështetjen, energjinë dhe zërin tuaj. Futbollistët tanë do të japin gjithçka, ndërsa tribunat duam t’i kemi forcën tonë shtesë.

Le ta shndërrojmë 26 nëntorin në një festë të madhe të futbollit shqiptar. Në Europë, Egnatia luan për veten, por përfaqëson të gjithë Shqipërinë.


Shtuar më 17.11.2026 12:14

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet