Lajmi i fundit

LIVE/ Lideri i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp me gazetarët

Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve

Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve

11:50, 17/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Korrespondenti i gazetës KOHA në Bruksel, Augustin Palokaj, tha se Kosova nuk është aq e parëndësishme sa për të mos e ftuar në Forumin për Zgjerim të organizuar nga Komisioni Evropian nën kujdesin e Marta Kos.

Palokaj deklaroi në emisionin “Interaktiv” në KTV se ndryshe nga viti i kaluar, kur persona të nivelit të lartë në strukturat e Komisionit Evropian thonin se nuk duan të shohin kosovarë në atë forum, këtë vit nuk është thënë e njëjta gjë.

Sipas tij, kjo edhe për faktin edhe që Kosova nuk është më nën masat ndëshkuese të BE.

“Unë do e kisha lidhur me qëndrime personale të disa personave me nivel mjaft të lartë në strukturat e Komisionit Evropian. Vitin e kaluar së paku u kanë thënë miqve të tyre se nuk duan të shohin kosovarë në Forumin për Zgjerim. Sivjet nuk e kanë thënë një gjë të tillë, kjo mund të shpjegohet me faktin se vitin e kaluar në këtë kohë Kosova ka qenë nën masat ndëshkuese ndërsa tash nuk është, kështu që nuk është e kuptueshme kjo sjellje e zyrtarëve të Komisionit Evropian. Në anën tjetër nuk raportohen që raportet mes Kosovës e BE-së janë aq të mira. Unë parandjej një problem shumë serioz në raportin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e që lidhet me diskutimet në Kosovë me ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale. Këtë e thash vetëm si një digresion se nuk janë aq të mira raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, është shprehur Palokaj.

Sa i përket melodisë së këngës nacionaliste serbe ndaj Kosovës, e cila u dëgjuar para Forumit për Zgjerim në Bruksel, Palokaj deklaroi se komisionerja Marta Kos, në fakt nuk ka reaguar por vetëm i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje.

Sipas Palokajt, ndoshta po të mos e pyesnin për këtë çështje, nuk do e dinin as qëndrimin e Komisionit Evropian.

“Dua të sqaroj se Marta Kos nuk ka reaguar, ajo nuk ka bërë ndonjë postim, ajo është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve e që nuk e ka atë karakterin e reagimit të Komisionit Evropian. Do të thotë se nëse nuk do të kishim pyetur ndoshta nuk do ta kishim ditur cili është qëndrimi i Komisionit Evropian. Pas pyetjes së paku ajo shprehu keqardhje duke ia lënë fajin bendit që e interpretoi atë melodi. Pastaj tha se ajo këngë nuk paraqet pozicionin e Komisionit Evropian e as të saj”, deklaroi Palokaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco