Xixëllonja Nebihu, me origjinë nga Kosova, e cila jeton në Baltimore të Marylandit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përzgjedhur së bashku me Zara Nebihu Arnaout për të prezantuar një punim shkencor në Konferencën Ndërkombëtare ALLT, që po mbahet në Zayed University në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Nebihu përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ajo dhe bashkautorja e saj ndodhen aktualisht në Dubai, ku do të prezantojnë hulumtimin e tyre shkencor, shkruan Telegrafi.


Punimi i tyre fokusohet në gjuhësinë e paqes (Peace Linguistics), një fushë relativisht e re e gjuhësisë së aplikuar, si dhe në rolin e saj në ndërtimin e paqes përmes mësimdhënies dhe përdorimit të gjuhës.

Sipas përshkrimit të publikuar nga Nebihu, kjo fushë synon të nxisë mirëkuptimin, të ndihmojë në parandalimin e konflikteve dhe të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve më paqësore mes njerëzve./Telegrafi/

Postimi i plotë: