Holanda pati një mbrëmje horror të hënën, teksa e pa veten të shkatërrohej nga Gjermania 5-0 në sfidën e Nations League. Dhe pas kësaj paraqitjeje, kritikat në drejtim të ‘Tulipanëve’ padyshim ishin shumë të ashpra.

Një prej atyre që u bënë tabelë qitjeje e kritikave ishte pikërisht futbollisti i Realit të Madridit, Denzel Dumfries.

Paraqitja e tij në fushën e lojës nuk i bindi aspak analistët holandezë e madje ish mbrojtësi i krahut, Khalid Boulahrouz e komentoi lojën e Dumfries në këtë mënyrë: ‘Sigurisht, ai ka pasur një impakt domëthënës me inkursionet e tij në krahë, por pikët e tij të dobëta kanë qenë gjithmonë ato mbrojtëse. Nuk besoj se ai ndihet mirë në fazën mbrojtëse. Mbrojtësit që nuk janë shumë të zotë në mbrojtje ose të cilëve nuk iu pëlqejnë ta bëjnë këtë, preferojnë të sulmojnë. Besoj se këtë e vura re edhe te ai. Dukej në vështirësi, sikur të kishte një thes me patate në shpinë’-tha ai.

Edhe pas kësaj humbjeje të rëndë, Holanda, gjithsesi u kualifikua për në çerekfinale të Nations League duke u pozicionuar në vendin e fundit në grupin e saj.

Top Channel