Deficiti tregtar i Shqipërisë ka shënuar një rritje të fortë në tetor, duke arritur rreth 56 miliardë lekë. Sipas të dhënave të INSTAT, ky tregues është rritur me 15,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në raport me shtatorin rritja është edhe më e madhe, me 18%. Rritja e deficitit lidhet me zgjerimin e importeve, të cilat kanë arritur në mbi 87 miliardë lekë. Ndërkohë, eksportet kanë shënuar një rritje shumë më të ngadaltë, duke arritur në rreth 32 miliardë lekë. Rritja e importeve është ndikuar kryesisht nga blerjet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, si dhe nga makineritë dhe pajisjet. Në anën tjetër, eksportet janë frenuar nga rënia e shitjeve jashtë vendit të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, si dhe të tekstileve dhe këpucëve.