• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura

by Bota Bota
November 17, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi të premten vendimin për dhënie mendimi për projektligjet e deputetëve Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Ina Zhupa nga Partia Demokratike, të cilët kërkonin shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të 2024-ës në ligjin për Zonat e Mbrojtura që i hapën rrugë miratimit të projektit turistik të Zvërnecit, një investim i lidhur me Jared Kushner, grupin Kastrati dhe investitorë nga Katari.

Toka ku pritet të ndërtohet projekti i mega-resortit turistik është pjesë e pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë, ku jetojnë dhe qindra specie të rralla mes tyre dhe shpendët shtegtarë flamingo, nga të cilët u pagëzua dhe protestat qytetare që nisën si kundërshtim ndaj këtij investimi që në muajin maj.

Dhe pse projekti për momentin mbetet i ngrirë në pritje të vlerësimeve mjedisore dhe konsultimeve që kryeministri ka premtuar, qeveria argumenton se çdo ndryshim i ligjit aktual do të krijonte pasiguri juridike për projekte që janë në vazhdim.

Në dokumentin e dërguar në Kuvend qeveria kundërshton nismat ligjore të deputetëve duke argumentuar se propozimet nuk shoqërohen me një analizë të plotë të pasojave juridike, ekonomike dhe mjedisore që do të sillte rikthimi te kuadri i mëparshëm ligjor.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura në mendimin e qeverisë lidhet me mungesën e dispozitave kalimtare që do të përcaktonin se çfarë do të ndodhte me investimet ekzistuese, lejet e dhëna dhe procedurat administrative që janë aktualisht në shqyrtim apo në proces zbatimi.

“Në asnjërin prej projektligjeve nuk përcaktohet në mënyrë të shprehur regjimi juridik që do të zbatohej pas hyrjes në fuqi të tyre, veçanërisht lidhur me dispozitat e ndryshuara të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, si dhe me trajtimin e procedurave administrative apo marrëdhënieve juridike që ndodhen në proces/në vijim e sipër”, shkruhet ndër të tjera në argumentimin e Këshillit të Ministrave.

Qeveria nënvizon se shfuqizimi i ligjit aktual mund të sjellë humbjen e fuqisë juridike të akteve normative të nxjerra në zbatim të tij duke rrezikuar marrëdhëniet juridike të vendosura me këto akte duke propozuar dispozita kalimtare qe do të mbronin këto kontrata në fuqi.

“Për të garantuar sigurinë juridike dhe vijimësinë e marrëdhënieve juridike të krijuara, pasojat që lidhen me aktet ekzistuese, të drejtat e fituara dhe procedurat administrative në shqyrtim do të duhet të rregulloheshin në mënyrë të shprehur me dispozita kalimtare të përshtatshme”- thuhet në dokument.

Më tej qeveria vlerëson se nevojitet një analizë e posaçme edhe për ndikimin ekonomik e financiar të shfuqizimit të këtyre dispozitave, veçanërisht për investimet ekzistuese dhe procedurat administrative në proces, megjithëse projektligjet e deputetëve nuk parashikojnë kosto të drejtpërdrejta për buxhetin e shtetit.

Për të mbështetur qëndrimin kundër Këshilli i Ministrave i referohet edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit nr. 21/2024.

Sipas qeverisë, pretendimet për cenimin e konsultimit publik, të objektivave kushtetuese për mbrojtjen e mjedisit dhe të detyrimeve ndërkombëtare janë shqyrtuar dhe rrëzuar nga Gjykata, ndërsa nismat e reja nuk paraqesin argumente të reja juridike që të justifikojnë një ndërhyrje të tillë.

Në përfundim, Këshilli i Ministrave vlerëson se argumentet e paraqitura nga deputetët propozues nuk janë të mjaftueshme për shfuqizimin integral të ligjit nr. 21/2024. Përtej kundërshtimeve kushtetuese dhe mjedisore, mendimi i qeverisë vë në qendër nevojën për të garantuar sigurinë juridike të marrëdhënieve dhe investimeve të krijuara, duke kërkuar që çdo ndryshim i mundshëm të shoqërohet me rregulla të qarta për trajtimin e lejeve, të drejtave të fituara dhe projekteve që janë ende në proces.

Në qershor Parlamenti Europian miratoi një rezolutë për Shqipërisë ku i kërkonte qeverisë shqiptare të shfuqizonte ndryshimet ligjore ku u bazua dhënia e lejes për këtë projekt, ndërsa në fillim të nëntorit në progresraportin e Komisionit Europian u kërkua shfuqizimin e dispozitave dhe vlerësimi i projektit të Zvërnecit sipas standardeve europiane.

Deputetët bazohen mbi këtë qëndrim të PE për nismat e tyre ligjore, por qeveria relativizon nevojën për përafrim me legjislacionin europian të dispozitave ligjore të 2024-ës dhe thotë se argumenti i përafrimit me BE-në nuk mund të shërbejë si bazë për shfuqizimin integral të ligjit, pa identifikuar më parë mospërputhjet konkrete dhe pa paraqitur një analizë të detajuar të tyre.

“Dokumentet e procesit të integrimit nuk nënkuptojnë automatikisht se ligji në tërësinë e tij është i papajtueshëm me acquis-në”– sugjeron ajo dhe se rikthimi te kuadri ligjor para vitit 2024 nuk garanton vetvetiu përafrim të plotë me legjislacionin europian.

Ligji për Zonat e Mbrojtura u ndryshua në vitin 2024, pas një nisme të prezantuar nga disa deputetë socialistë, duke i hapur rrugën ndërtimeve për qëllime turistike brenda tyre. Këto ndryshime u miratuan me kartonët e mazhorancës, pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Europian, organizatave mjedisore dhe opozitës, që në atë kohë i konsideruan ndryshimet  si ‘rrugë pa kthim’ drejt shkatërrimit të zonave të mbrojtura.

Deputeti Redi Muçi nga Lëviza Bashkë i konsideron argumentet e qeverisë si ‘justifikime joserioze’ dhe në shkelje të ‘kritereve kushtëzuese’ të BE në negociatat për anëtarësim.

“Kjo kërkesë i është drejtuar qeverisë shqiptare që prej shtatorit të vitit 2025”- tha Muçi për BIRN.

“Fakti që e refuzon diçka të tillë edhe kur iniciativa vjen nga deputetë të opozitës, vërteton atë që kemi thënë prej kohësh, – e që tashmë po artikulohet edhe nga deputetë të Parlamentit Evropian: që Edi Rama po e shfrytëzon periudhën e negociatave me BE për të intensifikuar zhvatjen e të drejtës nga prona të komuniteteve në zona me potencial turistik, disa prej të cilave ndodhen në zona mjedisore të mbrojtura sipas ligjit të vjetër (2017), por jo sipas ligjit 21/2024 në fuqi”- shton ai.

Muçi akuzon kryeministrin Rama se po synon ta shtyjë aktin e shfuqizimit të këtij ligji sa më gjatë që të jetë e mundur me qëllim që të përfundojë dhënien e lejeve të ndërtimit për resorte në zona të mbrojtura përmes Paketës së Maleve dhe ligjit “Për investimet strategjike”, një tjetër ligj që BE ka kërkuar shfuqizimin. /BIRN

Tags: brukselEdi RamaQeveriazone e mbrojturZvërnec
Previous Post

Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura

Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura

November 17, 2026
Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

November 17, 2026
“Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndaloi të kërkojë të ishte pjesë e Asamblesë së PS…

“Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndaloi të kërkojë të ishte pjesë e Asamblesë së PS…

November 17, 2026
“Plas” te “Ekonomia” për protestën/ Braçe: Masa ndaj dhunuesve! Cara: S’merrni masa për vjedhjen mld euro e flisni për revoltën!

“Plas” te “Ekonomia” për protestën/ Braçe: Masa ndaj dhunuesve! Cara: S’merrni masa për vjedhjen mld euro e flisni për revoltën!

November 17, 2026
Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët

Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët

November 17, 2026
Erion Veliaj letër gjykatës: Më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, por nuk me jepet dokumentacioni mjekësor

Erion Veliaj letër gjykatës: Më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, por nuk me jepet dokumentacioni mjekësor

November 17, 2026
Media franceze: Protestuesit gjuajnë me topa futbolli zyrën e Ramës për të ironizuar gjestin e Ballës

Media franceze: Protestuesit gjuajnë me topa futbolli zyrën e Ramës për të ironizuar gjestin e Ballës

November 17, 2026
“Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin në Bruksel, reagon Marta Kos: Kënga nuk pasqyron qëndrimet e KE-së

“Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin në Bruksel, reagon Marta Kos: Kënga nuk pasqyron qëndrimet e KE-së

November 17, 2026

Sot seanca e radhës ndaj Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO

November 17, 2026
Nën hetim nga SPAK për tenderat, Mirlinda Karçanaj paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim nga SPAK për tenderat, Mirlinda Karçanaj paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

November 17, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • I kërkoi të birit të dorëzohej në polici, por u vra me tritol në makinë/ “Në Shënjestër” “zbërthen” ekzekutimin e Isuf Jaçajt në Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL