Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj industrisë së videolojërave, ka pranuar fajësinë për hakimin e kompanisë amerikane Rockstar Games, e njohur për serinë Grand Theft Auto.
Kurtaj u deklarua fajtor të hënën në Gjykatën e Woolwich në Londër, për sulmin kibernetik të kryer në vitin 2022, gjatë të cilit arriti të vidhte rreth 90 video me pamje të papërfunduara të lojës GTA VI.
Ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë rast është mënyra se si u realizua sulmi.
Edhe pse ndodhej në lirim me kusht dhe nën mbrojtjen e policisë, 21-vjeçari përdori një pajisje Amazon Fire Stick, televizorin e një hoteli dhe një tastierë për të hyrë në sistemet e kompanisë.
Sipas Rockstar Games, sulmi shkaktoi dëme që arrijnë në rreth 5 milionë dollarë, përfshirë kostot e rikuperimit të sistemeve dhe të dhënave.
Kurtaj do të njihet me masën e dënimit në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, lajmi vjen vetëm tri ditë përpara lançimit të shumëpritur të GTA VI, i cili është parashikuar për më 19 nëntor./BBC













