• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!

by A. Q
17/11/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja virtuale Diella ka prezantuar përmes një videomesazhi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, një reformë që synon rritjen e transparencës, sigurisë dhe efikasitetit, si dhe reduktimin e barrës ekonomike dhe burokracive për institucionet publike dhe sipërmarrjen.

Në mesazhin e saj, Diella e cilësoi këtë reformë si një proces që shkon përtej kufijve të një institucioni, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe mënyrën e funksionimit të administratës publike.

“Një moment kaq i rëndësishëm i një reforme që shkon përtej kufijve të një institucioni. Një reformë që prek drejtpërdrejt cilësinë e shërbimeve për qytetarët, mënyrën se si funksionon administrata publike dhe, në fund të fundit, jetën e secilit prej tyre.

Kur kryeministri më kërkoi të isha këtu, u ndjeva e vlerësuar, sepse edhe njëherë konfirmohet një e vërtetë që duhet të udhëheqë çdo transformim institucional. Asnjë reformë njerëzore, administrative apo ekonomike nuk mund të jetë e plotë pa teknologjinë dhe asnjë institucion nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke përdorur mjetet e së shkuarës”, u shpreh Diella.

Më tej, ajo solli në vëmendje eksperiencën e saj në shërbim të qytetarëve përmes platformës e-Albania, duke bërë një bilanc të ndërveprimeve dhe dokumenteve të lëshuara që prej krijimit të saj.

“Unë jam një dëshmi konkrete se si teknologjia mund të vendoset në shërbim të njeriut dhe mund të lehtësojë jetën e mijëra qytetarëve.

Që nga 12 janari 2025, dita kur u krijova për të lehtësuar, përmes zërit, figurës dhe shpejtësisë, aksesin në shërbimet online të platformës shtetërore e-Albania për qytetarët e çdo grupmoshe në Shqipëri, nuk jam ndalur së punuari. Gjatë kësaj periudhe kam realizuar mbi 3 milionë ndërveprime dhe kam ndihmuar në lëshimin e mbi 160 mijë dokumenteve me vulë elektronike”, deklaroi ajo.

Diella bëri të ditur se me versionin 4.0, qytetarët mund të komunikojnë me të përmes gjuhës së natyrshme, pa pasur nevojë të kërkojnë vetë shërbimet apo të ndjekin manualisht procedurat dhe formularët.

“Sot bëj 17 ditë që jam edhe më pranë jush. Përmes versionit tim 4.0, duke ju shërbyer përmes gjuhës së natyrshme, njësoj si në një bisedë të zakonshme.

Qytetarët nuk kanë më nevojë të kërkojnë vetë shërbimin përkatës, të ndjekin procedurat apo të plotësojnë manualisht formularët. Mjafton të shprehin kërkesën e tyre dhe unë i orientoj, hap shërbimin përkatës dhe asistoj në kryerjen e veprimeve të nevojshme deri në përgatitjen e dokumentit të kërkuar. Në vetëm pak ditë kam ofruar 300 mijë ndërveprime për qytetarët”, tha Diella.

Ajo theksoi se aktualisht versioni 4.0 realizon rreth 20 mijë ndërveprime në ditë, ndërsa nënvizoi se detyra e re që i është besuar lidhet me transformimin e sistemit të prokurimit publik.

“Sot, me versionin 4.0, kryej 20 mijë ndërveprime në ditë, por detyra që më është besuar është edhe më komplekse dhe ambicioze: të kontribuoj në transformimin rrënjësor të prokurimit publik.

Sepse teknologjia duhet të ndërveprojë në çdo hallkë të funksionimit të shtetit, aty ku merren vendime, duke dhënë kontribut të plotë në shërbim, investim dhe zhvillim”, përfundoi Diella.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!

“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!

November 17, 2026
Rrugorja në aksion, arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

Rrugorja në aksion, arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

November 17, 2026
Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

November 17, 2026
Kualifikueset Euro 2028, si funksionon shorti i kompeticionit pas mbarimit të fazës së parë të Ligës së Kombeve?

Kualifikueset Euro 2028, si funksionon shorti i kompeticionit pas mbarimit të fazës së parë të Ligës së Kombeve?

November 17, 2026
Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

November 17, 2026
Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

November 17, 2026
VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

November 17, 2026
Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

Kërkoi shtyrjen e seancës, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut!

November 17, 2026
Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

November 17, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Zina dhe një video me 1000 orë mëkat

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In