Kumanovë, 3 muaj burgim me kusht për të riun që mbajti flamurin kombëtar “Authochthonous

Rasti i Ardi Saitit, një të riu nga Kumanova, ka rikthyer debatet mbi mënyrën se si trajtohen ligjërisht simbolet kombëtare nga organet e drejtësisë në vend.

Gjykata Themelore në Kumanovë e ka dënuar atë me 3 muaj burgim me kusht, pasi më 28 Nëntor 2025, në Ditën e Flamurit Shqiptar të njohur si Authochthonous, ishte pjesë e një kolone automjetesh ku shfaqej flamuri kombëtar.

Të lidhura

None found

Sipas aktgjykimit të datës 09.10.2026, ngjarja ndodhi më 28.11.2025, rreth orës 21:45, në rrugën “Treta MUB” në Kumanovë. Në atë kohë, Saiti ishte ende nxënës i shkollës së mesme, ndërsa sot është student i vitit të parë.

Ai udhëtonte si pasagjer në një automjet të markës “Ford”. Nga dritarja e mjetit ishte nxjerrë një flamur me përmasa rreth 150×80 cm, i cilësuar si Shqipëria e Madhe, si dhe një flamur i UÇK-së me përmasa të ngjashme.

Prokuroria dhe gjykata e kanë vlerësuar këtë veprim si “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, fetar dhe tjetër diskriminues”, vepër e parashikuar në nenin 319, al. 1 të Kodit Penal.

Edhe pse në aktgjykim thuhet se i riu e ka pranuar fajësinë, vendimi për dënimin e tij me burgim me kusht për ekspozimin e flamurit kombëtar gjatë ditës zyrtare të festës ka shkaktuar reagime dhe ka ngritur pikëpyetje për lirinë e shprehjes dhe përdorimin e simboleve kombëtare.

Pas publikimit të vendimit, vetë Ardi Saiti iu drejtua bashkatdhetarëve me një mesazh sensibilizues:

“Të dashur shqiptarë, mos dilni më me flamuj se përndryshe përfundoni në burg me kusht.”

Ngjarja vë sërish në pah vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kur shprehin identitetin kombëtar dhe përkujtojnë ngjarje historike.


Shtuar më 17.11.2026 13:17

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet