Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit

17 Nëntor 2026 | 12:44

Gjykata e Durrësit ka liruar dy protestuesit, Albi Dema dhe Edison Likaj, të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në Manëz. Trupi gjykues ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë dhe ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë.

Dema dhe Likaj u arrestuan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën gjatë së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Vendimi i gjykatës u mor pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa pranë ambienteve të gjykatës kishin mbërritur edhe të afërm të dy protestuesve, të cilët prisnin vendimmarrjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për projektbuxhetin: Mungesë transparence dhe konsultimesh me qytetarët e bizneset

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur kritika ndaj projektbuxhetit, duke ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e hartimit të tij apo mungesën e konsultimeve...
13:06 | 17/11/2026

GJKKO vendos vijimin e seancës pa praninë e Veliajt, trupi gjykues rrëzon pretendimin e mbrojtjes

GJKKO ka vendosur vijimin e seancës gjyqësore në mungesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pas tërheqjes në dhomën e këshillimit për të shqyrtuar kërkesën...
12:16 | 17/11/2026

Homazhe në Policinë Fier për oficerin e Krimeve të Rënda Ermal Lulaj

Homazhe janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në nderim të 41-vjeçarit Ermal Lulaj, oficer i Policisë së Krimeve të Rënda në...
11:57 | 17/11/2026