Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë të qartë se PD do të votojë kundër Buxhetit 2027. Sipas tij, Rama ka hartuar një buxhet që favorizon interesat e një grupi të caktuar. Një ditë përpara shqyrtimit të projektbuxhetit në Kuvend, Bardhi theksoi se thelbi i debatit nuk është sa para do t’u mblidhen shqiptarëve, por kush do t’i administrojë dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë ato.