Pochettino ende në Amerikë për ndeshjen e fundit me kombëtaren, ndihmësit e tij mbërrijnë në Manchester

17 Nëntor 2026
14:05
Telesport
back button

Mauricio Pochettino ka konfirmuar se anëtarë të stafit të tij teknik kanë udhëtuar tashmë drejt Manchester, në prag të ndeshjes që “djajtë e kuq” do të luajnë kundër Liverpool fundjavën e ardhshme.

Argjentinasi, i cili u emërua trajner i ri i Manchester United javën e kaluar duke zëvendësuar Michael Carrick, do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit si trajner i kombëtares së SHBA-së kundër Haitit, të mërkurën në mëngjes.

Më pas, ish-trajneri i Tottenham dhe Chelsea në Premier League do të udhëtojë drejt Manchester, menjëherë pas përfundimit të asaj ndeshjeje.

Megjithatë, para mbërritjes së tij, Jesus Perez, Toni Jimenez dhe Sebastiano Pochettino, kanë marrë përsipër përgatitjet. Ata janë larguar më herët nga grumbullimi i Amerikës, pas ndeshjes së parë kundër Haiti, të zhvilluar të shtunën.

Të gjithë anëtarët e stafit të Pochettino kanë punuar përkrah trajnerit argjentinas gjatë kohës së tij në Angli dhe më pas e kanë ndjekur edhe në kombëtaren amerikane. Kështu, Pochettino do të gjejë gjysmën e punës gati për të mbërrijë në Angli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit