Ecosoft Albania, fitues I grantit SUP2LOOP, I ofruar nga Bashkimi Europian, Giz, Milieukontakt Albania dhe Ministria e Mjedisit, ka prezantuar prane ambienteve te Universitetit New York Tirana, produktin risi me te fundit qe eshte një pajisje moderne e dedikuar për te furnizuar me ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurte cdokend qe deshiron te shuaje etjen e tij por njekohesisht te ndikoje pozitivisht ne mjedis duke mos krijuar plastike njeperdorishme . Ideja e këtij projekti fokusohet te plotësimi i nevojave konsumatore dhe mbrojtja e mjedisit. Synimi i Teoren Group është qe ky projekt te shtrihet ne te ardhmen me mbi 500 pajisje në të gjithë vendin.