Kënga serbe në Forumin e BE-së, Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës kërkon hetim dhe shkarkime

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës i është drejtuar Komisionit Evropian me kërkesën për nisjen e një hetimi dhe largimin e zyrtarëve përgjegjës për interpretimin e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Letra zyrtare, e adresuar presidentes së Komisionit Evropian dhe komisioneres për Zgjerim, kërkon sqarime për interpretimin instrumental të këngës në koncertin që hapi forumin më 15 nëntor.

Të lidhura

None found

Me shkresën me numër protokolli 08-11/2026, Shoqata ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj melodie në repertor, duke argumentuar se teksti i saj përmban pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Sipas raportimeve publike dhe dëshmive të pjesëmarrësve, kënga u luajt në pjesën e programit që i kushtohej Kosovës.

Shoqata thekson se mungesa e tekstit nuk e zhvesh interpretimin instrumental nga ngarkesa e tij politike dhe historike.

“Kosova nuk mund të lihet jashtë vëmendjes në diskutimet për të ardhmen evropiane dhe njëkohësisht të përfaqësohet përmes simbolikës që mohon shtetësinë dhe identitetin e saj”, thuhet në letrën e dërguar Komisionit Evropian.

Sipas Shoqatës, nuk mjafton vetëm shprehja e keqardhjes apo justifikimi se repertori ishte zgjedhur nga grupi muzikor.

Ajo kërkon që Komisioni Evropian të shpjegojë në mënyrë të detajuar se si u hartua, verifikua dhe mbikëqyr programi i aktivitetit.

Një ndër kërkesat kryesore është zhvillimi i një hetimi të plotë administrativ, transparent dhe të dokumentuar, me qëllim identifikimin e përgjegjësive individuale dhe institucionale.

Shoqata kërkon gjithashtu shkarkimin nga detyrat zyrtare të personave që rezultojnë përgjegjës për veprimet ose mosveprimet që çuan në këtë incident.

Ndër masat e kërkuara përfshihen publikimi i dokumenteve që lidhen me përzgjedhjen dhe miratimin e repertorit, kërkimfalja publike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe marrja e hapave konkretë për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Shoqata nënvizon se pretendimet territoriale dhe projektet nacionaliste në rajon kanë sjellë pasoja të përgjakshme, ndaj u kërkon institucioneve evropiane të jenë më të vetëdijshme për rrezikun e tolerimit të këtyre narrativave.

Komisionit Evropian i është kërkuar që për secilën prej pikave të paraqitura të japë një përgjigje të argumentuar brenda 15 ditëve pune nga marrja e letrës.

“Orientimi ynë drejt Evropës e bën edhe më të fortë kërkesën për llogaridhënie. Respekti për institucionet evropiane duhet të shoqërohet nga respekti i tyre për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në përfundim të reagimit.

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës ka bërë të ditur se do ta ndjekë çështjen përmes komunikimit me institucionet dhe informimit të publikut.


Shtuar më 17.11.2026 14:20

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet