E martë, 17 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gati 500 milionë Euro, Gareth Bale synon të blejë klubin e njohur spanjoll

Ish-ylli i Real Madridit, Gareth Bale, mund të rikthehet në futbollin spanjoll, por këtë herë në një rol krejtësisht tjetër: atë të investitorit.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, uellsiani është i përfshirë si këshilltar në një projekt investimi që synon të marrë kontrollin e Sevilla FC.

Fondi amerikan Juggernaut Capital Partners, me të cilin bashkëpunon Bale, po shqyrton mundësinë e blerjes së deri në 85% të aksioneve të klubit andaluzian. Vlera e mundshme e marrëveshjes shkon në rreth 500 milionë euro.

Megjithatë, Bale nuk është i vetmi i interesuar. Në garë janë edhe grupe të tjera investuese, ndërsa procesi po ndiqet nga banka Goldman Sachs.

Reklamë

Sevilla po kalon një periudhë të vështirë financiare dhe një ndryshim i pronësisë mund të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për klubin.

Për momentin nuk ka marrëveshje përfundimtare, por emri i Gareth Bale e bën këtë histori edhe më interesante!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.