Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetes së partisë së Vuçiçit i hedhin kos në kokë (VIDEO)
Një incident është regjistruar në Parlamentin e Serbisë, gjatë hyrjes së deputetëve për seancën inauguruese të legjislaturës së re. Deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiç, Lidija Vukiceviç, e cila është edhe aktore, është sulmuar nga një mbështetës i Listës Studentore, i cili i ka hedhur kos në kokë teksa ajo po hynte në godinën e Parlamentit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, më 17 nëntor, në hyrje të godinës së Kuvendit të Serbisë, ku po zhvillohet seanca e parë e legjislaturës së re. Sipas raportimeve të mediave serbe, personi që iu afrua deputetes i hodhi kos në flokë, ndërsa ajo po ngjiste shkallët e hyrjes kryesore.
Pas incidentit, Aleksandar Vuçiç deklaroi se rreth 560 përfaqësues dhe mbështetës të Listës Studentore kishin sulmuar verbalisht dhe fizikisht deputetë që kanë qëndrime të ndryshme politike. Ai akuzoi gjithashtu policinë e pranishme se nuk kishte ndërhyrë për të parandaluar incidentet. Sipas Vuçiçit, Vukiceviç ishte tërhequr edhe nga flokët dhe nga beli përpara se t’i hidhej kosi.
SNS-ja e Vuçiçit është tashmë në opozitë, pasi Lista Studentore fitoi 140 nga 250 mandatet në zgjedhjet e 25 tetorit, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes së kësaj partie.
🇷🇸 A Student List supporter poured yogurt over opposition MP and actress Lidija Vukicevic of Vucic’s SNS party as she entered parliament for its inaugural session. Vucic said around 560 Student List supporters verbally and physically attacked opposition lawmakers, and police did nothing.
— kos_data (@kos_data) November 17, 2026
Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve, Diella do të përfshihet në të gjitha hallkat e procesit
Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist në një shtet tjetër, arrestohen 5 persona në Maqedoninë e Veriut
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit
- 14:23 Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantierin e ndërtimit në autostradë
- 13:59 Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve, Diella do të përfshihet në të gjitha hallkat e procesit
- 13:55 Trump: Kim Jong Un do të donte të vinte në Kinë
- 13:49 Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së për akuzën e përdhunimit
- 13:48 Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist në një shtet tjetër, arrestohen 5 persona në Maqedoninë e Veriut
- 13:46 Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj firmave që ndërtojnë vendbanime izraelite në Bregun Perëndimor