Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë të aktit normativ të qeverisë që dëmshpërblen bizneset e dëmtuara nga protestat e dhunshme në Tiranë u shoqëruan me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Demokrati Igli Cara shprehu dakordësinë që bizneset e dëmtuara të dëmshpërblehen, por kërkoi që të dëmshpërblehen edhe protestuesit paqësorë të dëmtuar gjatë protestave. Socialisti Erion Braçe tha se paratë për dëmet e shkaktuara duhet të paguhen nga protestuesit e dhunshëm dhe jo nga buxheti i shtetit.