Platforma kineze e tregtisë online Temu rrezikon një tjetër gjobë të rëndë nga Bashkimi Europian. Komisioni Europian e akuzoi këtë të martë kompaninë se nuk ka marrë masat e nevojshme për të mbrojtur konsumatorët nga produktet e paligjshme dhe të pasigurta që shiten përmes saj.