“Dark Capital”, sekuestrohen pasuri mbi 10 milionë euro të 51-vjeçarit në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Dark Capital”, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një 51-vjeçari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale. Gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, në pronësi të tij dhe personave apo subjekteve të lidhura me të.
Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës.
Sipas njoftimit të Policisë, pasuritë e sekuestruara i përkasin shtetasit I. Sh., alias I. P., 51 vjeç, si dhe personave dhe subjekteve të lidhura me të.
Konkretisht, janë sekuestruar:
14 pasuri të paluajtshme;
6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortes së tij, shtetases H. Sh.;
6 subjekte tregtare, mes tyre edhe biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik;
8 automjete.
Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Nga hetimet e kryera dyshohet se 51-vjeçari është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, shfrytëzimin e prostitucionit, rrëmbimin dhe heqjen e paligjshme të lirisë, si dhe përfitimin e mallrave të vjedhura.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantierin e ndërtimit në autostradë
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit
Berisha për projektbuxhetin: Mungesë transparence dhe konsultimesh me qytetarët e bizneset
- 14:47 Eksportet rriten 1.5%, deficiti tregtar arrin në 56 miliardë lekë
- 14:31 Me syze dhe cigare në dorë, Kim Jong Un shfaqet në resortin e skive në kufi me Kinën (VIDEO)
- 14:31 Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetes së partisë së Vuçiçit i hedhin kos në kokë (VIDEO)
- 14:23 Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantierin e ndërtimit në autostradë
- 13:59 Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve, Diella do të përfshihet në të gjitha hallkat e procesit
- 13:55 Trump: Kim Jong Un do të donte të vinte në Kinë