Namik Dokle vjen me romanin e tij më të ri, “Zhdukja e çmimit Nobel”.

Në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Namik Dokle ka rrëfyer të pathënat e këtij romani dhe sa si i erdhi ideja e shkrimit të këtij romani, dhe mesazhin që përpiqet t’i përcjellë publikut përmes atyre ngjarjeve.  Kukësi u propozua për çmimin Nobel, por nuk e fitoi.

“Në Kukës në atë periudhën kanë kaluar mbi 1 mijë gazetarë të huaj dhe Bashkim Shala bëri një libër ku përmblodhi gjithë zhvillimin e situatës. Më shkrepi një pyetje, Çfarë do të ndodhte nëse Kukësi do e merrte çmimin Nobel dhe aty nisi intriga për të bërë planin e dytë të romanin sepse plani i parë ishte vuajtje e madhe se si u përzunë dhe ata që nuk kanë humbur asgjë në atë luftë duan të fitojnë gjithçka. Dhe në këtë kontekst çmimi Nobel përfaqëson metaforën e dëshirës për t’u dukur, për t’u vlerësuar. Nëse plani i parë është Kukësi, plani i dytë është mesLumas. Ka edhe element komik apo grotesk, por pastaj se ku duhet të shkojë çmimi Nobel e vendosin të tjerët dhe në romanin tim e vendosin ato dy fëmijë…Është edhe një personazh që e kam njohur drejtpërdrejt, që quhet Dren Cako”, ka treguar Dokle.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: