Ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi, deklaroi pas seancës gjyqësore të sotme se nuk ka bërë asnjë gabim, lidhur me kallëzimin për keqpërdorim të mjeteve publike.
Ajo u shpreh se e konsideron të padrejtë që qytetarët që kanë kryer punën e tyre të përballen me procese gjyqësore.
Të lidhura
None found
Arifi tha se kallëzimi penal është bërë nga kryetari aktual i Komunës së Tetovës. Sipas saj, dëshmitarët e dëgjuar në seancë konfirmuan se personi për të cilin bëhet fjalë ka qenë në vendin e punës. Ajo shtoi se nuk është e drejtë që banorët që kanë kontribuar në qytet të përfundojnë në gjykatë.
“Nuk kam bërë asnjë gabim me tendencë. Jam përpjekur gjithmonë të jem në ndihmë të qytetarëve të mi. Procesin do ta ndiqni dhe besoj se autoritetet gjyqësore do të vendosin siç duhet, duke respektuar autoritetin e çdo qytetari”, u shpreh Arifi.








