Tuesday / November 17 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Projektligji, rritet kufiri i përgjegjësisë për dëmet nga aksidentet

Share Share Icon

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Ligji i ri do të sjellë ndryshime shumë të rëndësishme, duke filluar nga vlerat maksimale që kompanitë e sigurimit duhet të paguajnë për dëmet e mbuluara nga sigurimi i detyrueshëm motorik TPL.

Projektligji parashikon rritjen, në mënyrë thelbësore, të limitit të përgjegjësisë ose vlerën limit që kompanitë duhet paguajnë për ngjarje sigurimi dhe person të dëmtuar.

Kufiri minimal i përgjegjësisë, që do të mbulohet nga kontrata e sigurimit nuk mund të jetë më i ulët se 6.45 milionë euro, për çdo aksident, pavarësisht numrit të palëve të dëmtuara ose 1.3 milionë euro, për çdo person të dëmtuar. Kjo do të shënojë një rritje shumë të madhe në raport me limitet që përcakton ligji aktual. Sipas ligjit në fuqi, limiti aktual i përgjegjësisë është përkatësisht 150 milionë lekë për autobusët dhe kamionët, 200 milionë lekë për mjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme dhe 55 milionë lekë për të gjitha mjetet e tjera. Ndërsa, kufiri i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi është 22 milionë lekë.

Limitet përfundimtare që parashikon ligji i ri do të hyjnë në fuqi vetëm pas anëtarësimit në BE. Por, duke filluar nga viti 2027, të aplikohen gjithsesi rritje mbi nivelet aktuale të limiteve të përgjegjësive, për ta bërë më gradual përafrimin me nivelet e Bashkimit Europian.

Për të shmangur një kalim direkt nga nivelet aktuale në nivelet shumë të larta që përcakton projektligji, AMF-ja ka parashikuar gjithsesi një rritje të ndërmjetme dhe graduale të limitit të përgjegjësisë. Me miratimin e ligjit të ri, limiti i përgjegjësisë do të rritet në vlerën 100 milionë lekë për shumicën e mjeteve (përjashtuar autobusë dhe kamionë, për të cilët do të qëndrojë në nivelet aktuale). Ndërsa, kufiri i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi do të rritet në 45 milionë lekë.

Në vazhdim, për kontratat e lidhura nga data 1 janar 2028 deri në anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kufiri minimal i përgjegjësisë i përcaktuar në këtë nen do të rritet me 25 milionë lekë çdo vit për dëme ndaj personit, 15 milionë lekë, çdo vit për dëme ndaj pronës dhe 20 milionë lekë çdo vit për çdo person të dëmtuar.

Projektligji përcakton gjithashtu se kontrata e sigurimit të përgjegjësisë së përdoruesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti duhet të mbulojë, mbi bazën e një primi të vetëm dhe gjatë gjithë afatit të kontratës, të gjithë territorin e Bashkimit Europian, përfshirë çdo periudhë gjatë së cilës mjeti qëndron në shtete të tjera anëtare dhe të garantojë, mbi bazën e primit të vetëm, në çdo shtet anëtar, mbulimin e kërkuar nga legjislacioni i tij ose mbulimin e kërkuar nga legjislacioni i shtetit anëtar ku mjeti ka vendqëndrimin e zakonshëm, kur ky mbulim është më i lartë.

Rritja e limiteve të përgjegjësive dhe zgjerimi i zonës së mbulimit në rast dëmi kuptueshëm mund të sjellë një rritje të fortë të primit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve.

Projektligji gjithashtu përcakton se shoqëria e sigurimit mund të përdorë sisteme elektronike për lidhjen e kontratave të sigurimit me konsumatorët, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës.

Lidhja e kontratës së sigurimit me mjete elektronike do të konsiderohet njëlloj e vlefshme me lidhjen me shkrim, nëse konsumatori ka konfirmuar kuptimin e të gjithë informacionit dhe ka pranuar kontratën e sigurimit. Ky ndryshim parashikohet të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit të ligjit dhe nuk do të jetë i kushtëzuar nga hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Nga 2027 autobusët ndërqytetas me biletë elektronike dhe integrim në Google Maps për turistët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) po përgatit një sistem GPS për transportin ndërqytetas, me synim monitorimin ...

2 hours më parë 5 Min Lexim

Frenohen eksportet në tetor, rritje vetëm 1.5%, bien materialet e ndërtimit dhe fasoni

Eksportet shqiptare të mallrave u rritën me vetëm 1,5% në tetor, pas zgjerimit me 14,8% në shtator. Rënia e eksporteve të materialeve të ndërtimit ...

3 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!