Avokatja Alesia Balliu ka zbuluar se ka marrë disa propozime nga qytetarët për të kandiduar në garën politike për bashkinë e Elbasanit.
E ftuar në podkastin në Radar, Balliu u shpreh se propozimet kanë ardhur nga qytetarë që e vlerësojnë dhe që dëshirojnë të kenë një kandidate të fortë, e cila mund t’i bëjë ballë qeverisë dhe të përfaqësojë vlerat që ata duan të përcillen te qytetarët.
“Unë pa diskutim që kam marrë disa propozime nga ata qytetarë të cilët më vlerësojnë dhe padiskutim i vlerësoj, të cilët duan që të kenë një kandidate të fortë, një kandidate që t’i bëjë ballë qeverisë dhe një kandidate e cila ata mendojnë që përfaqëson vlerat të cilat ata duan që të transmetohen tek qytetarët në çdo qytet, sepse prekëm vetëm Elbasanin”, u shpreh Balliu./Radar.al

