• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse Rama do të vërtetën, të hetojë ministrin e tij”/ Ndreca i përgjigjet kryeministrit: Ne e dimë çfarë ka ndodhur dhe pse…

by A R
17/11/2026 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas deklaratave në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke kërkuar që institucionet të hetojnë pretendimet e ngritura nga klienti i tij.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, Ndreca iu përgjigj edhe qëndrimit të Ramës, i cili e kishte cilësuar si dezinformues, duke theksuar se ai vetëm ka përcjellë deklarimet e Veliajt dhe se nuk ka pretenduar të ketë qenë i pranishëm në ngjarjet për të cilat është folur.

“Ka 10 variante që dalin nga Asambleja dhe nuk e dimë kush është i sakti. Unë nuk kam thënë në asnjë moment që kam qenë prezent. Unë kam transmetuar ato që klienti im ka thënë dhe nëse kryeministri është i shqetësuar për të vërtetën, duhet të kishte nisur hetimet për ministrin e tij”, deklaroi Ndreca.

Avokati theksoi se përgjegjësia për verifikimin e pretendimeve u takon institucioneve dhe jo Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim.

“Hetimet mund të sjellin të dhëna që mund të vërtetojnë të vërtetën objektive, por fakti që nuk hetohet, fakti që heshtet, nuk bie përgjegjësia mbi zotin Veliaj. Veliaj është i paraburgosur dhe nuk mund t’i kërkohet të gjejë prova. Provat i kanë institucionet, të bëjnë veprimet e tyre, të nxjerrin të vërtetën, por jo duke goditur avokatin e zotit Veliaj”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ka pasur përplasje mes Veliajt dhe ministrit Toni Gogu, Ndreca deklaroi se klienti i tij i ka bërë publike pretendimet dhe se ato duhet të verifikohen përmes një hetimi.

Sipas avokatit, kryeministri nuk duhet të mbajë qëndrim përpara se institucionet të kenë kryer verifikimet e nevojshme.

“Zoti Veliaj ka bërë pretendimet e tij publike. Kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë të bëjë hetime mbi këtë situatë. Nuk duhet mbajtur krah apo anë pa bërë ende asnjë hetim. Ne kemi thënë të vërtetën tonë dhe nëse ka pretendime për këtë të vërtetë, ka institucione që duhet të hetojnë”, deklaroi Ndreca.

Ai iu referua edhe kërkesës së paraqitur për ngritjen e një komisioni hetimor, duke theksuar se nevojitet verifikimi i një dokumenti që pretendohet se përmban informacion sekret.

“Nuk e kemi bërë pa qëllim kërkesën për komision hetimor, se ka nevojë për verifikim të dokumentit sekret, për atë që pretendohet se është informacion sekret. Ka nevojë për deklarim publik. Zoti Veliaj ka marrë përsipër që të bëjë deklarimet e tij nën betim”, u shpreh ai.

Ndreca pretendoi se kërkesave të mbrojtjes nuk u është dhënë përgjigje, ndërsa theksoi se informacionet për ngjarjen janë të plota.

“Informacionin ne e kemi të plotë, çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur. Ne i kemi këto informacione, por duhet të veprojë prokuroria”, deklaroi avokati.

Avokati foli edhe për mungesën e Erion Veliajt në seancën gjyqësore në GJKKO, duke deklaruar se klienti i tij ka paraqitur si arsye pamundësinë shëndetësore.

Sipas Ndrecës, Veliaj ka kryer ekzaminime në Spitalin Memorial të Fierit, por mbrojtja ende nuk ka marrë grafinë dhe rezonancën për t’i konsultuar me mjekët.

“Zoti Veliaj ka parashtruar para gjykatës faktin që është në pamundësi shëndetësore, ka ndërhyrje kirurgjikale, por nga komunikimi që kemi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nuk kemi marrë grafinë dhe rezonancën që ka bërë në Spitalin Memorial të Fierit, që ta konsultojmë me mjekët këtu”, deklaroi Ndreca.

Ai sqaroi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbën e Veliajt.

I pyetur për qëndrimin e SPAK, sipas të cilit gjendja shëndetësore nuk është emergjente, Ndreca theksoi se këtë vlerësim mund ta bëjnë vetëm mjekët.

“As SPAK-u dhe as Drejtoria e Burgjeve nuk e përcaktojnë sa emergjente është gjendja shëndetësore e zotit Veliaj. Janë vetëm doktorët që e përcaktojnë këtë. Doktori turk i Memorialit ka thënë që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por ne presim mendimin e mjekëve të Spitalit të Traumës që të marrim një vendim përfundimtar që ta bëjë këtë ndërhyrje dhe ku”, deklaroi ai.

Një tjetër çështje e ngritur nga avokati lidhet me kallëzimet e administruara nga SPAK.

Ndreca deklaroi se mbrojtja ende nuk ka marrë zarfet e kallëzimeve të Nesti Angonit, për të verifikuar mënyrën se si janë depozituar dhe administruar.

“Zarfet e Angonit akoma nuk i kam marrë. Kërkojmë sesi janë administruar këto kallëzime, pjesë kanë qenë dhe zarfet përkatëse se ku janë depozituar dhe si janë depozituar. Ne tentojmë të bëjmë hetimet tona nëpërmjet gjykatës për të kuptuar më shumë për ata që kanë bërë këto kallëzime”, deklaroi ai.

Avokati pretendoi gjithashtu se SPAK duhet të kishte hetuar falsifikimin e identitetit të Nesti Angonit.

“Prokuroria duhet të hetonte falsifikimin e Nesti Angonit, se ky është fakt tashmë. SPAK nuk e ka bërë. Ne po tentojmë të marrim më shumë informacion se kush është pas këtij kallëzimi”, tha Ndreca.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Nëse Rama do të vërtetën, të hetojë ministrin e tij”/ Ndreca i përgjigjet kryeministrit: Ne e dimë çfarë ka ndodhur dhe pse…

November 17, 2026
Nga rritja tek suksesi, Wizz Air arrin shifrën historike të 10,000 punonjësve në ekip

Nga rritja tek suksesi, Wizz Air arrin shifrën historike të 10,000 punonjësve në ekip

November 17, 2026
Falsifikime dhe fshehje e të ardhurave, masa sigurie për administratorin e “CFO Pharma” e punonjësve të FSDKSH

“Kapitali i errët”/ Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri të një 51-vjeçari në Tiranë! Lista me 20 prona të paluajtshme, 6 biznese dhe 8 makina

November 17, 2026
Pas dënimit të Russell Brand, afro 400 aktorë dhe artistë ngrenë zërin kundër abuzimeve në botën e “showbiz”-it!

Pas dënimit të Russell Brand, afro 400 aktorë dhe artistë ngrenë zërin kundër abuzimeve në botën e “showbiz”-it!

November 17, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria mes përfitueseve të para të “play-off”-it për EURO 2028, zbulohen mundësitë e kualifikimit!

Liga e Kombeve/ Shqipëria mes përfitueseve të para të “play-off”-it për EURO 2028, zbulohen mundësitë e kualifikimit!

November 17, 2026
Përplasje të forta te Zgjedhorja, Gjiknuri: Lista të hapura nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve! Strazimiri: Je kapur duke…

Përplasje të forta te Zgjedhorja, Gjiknuri: Lista të hapura nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve! Strazimiri: Je kapur duke…

November 17, 2026
Bashkia e Tiranës përkujton 82-Vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit!

Bashkia e Tiranës përkujton 82-Vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit!

November 17, 2026
Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë!

Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë!

November 17, 2026
Debatet te Zgjedhorja/ Gjiknuri: Ta çojmë projektligjin për financimin e partive në Venecia! Bylykbashi: Ndalim dhe sanksionim, ja paketa jonë

Debatet te Zgjedhorja/ Gjiknuri: Ta çojmë projektligjin për financimin e partive në Venecia! Bylykbashi: Ndalim dhe sanksionim, ja paketa jonë

November 17, 2026
Modeli i Prokurimeve, Rama: Diella mbikëqyr procesin, do reduktojë kostot dhe burokracitë! Prokurimet pa garë tani janë vetëm 2,4%

Rama: Prokurimi publik do ketë administratën e vet! Nxisim pushtetin vendor të kalojë drejt Prokurimeve të Përqendruara

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In