Kosova U17 e përfundoi me sukses ndeshjen e fundit në Grupin 12, duke mundur Letoninë me rezultatin 3-1 në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027.
Golat për “Dardanët e rinj” i shënuan Argjend Kosumi, Aldrin Asani dhe Arlind Thaqi. Megjithatë, Kosova nuk arriti të renditej mes dy skuadrave të para, të cilat fitonin kalimin në Ligën A.
Të lidhura
None found
Me tri pikë, përfaqësuesja e Kosovës e mbylli grupin në pozitën e tretë dhe do të vazhdojë garën për Evropianin në Ligën B.
Në dy takimet e mëparshme, Kosova ishte mposhtur nga Belgjika dhe Kroacia.





