Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e tij në Asamblenë e PS për një mijë orë video kompromentuese që disponon SPAK-u lidhur me zyrtarë dhe eksponentë të lartë socialistë.
Në një reagim në rrjete sociale Majko mohon të ketë folur për video erotike, por për “kontakte të papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar”.
“Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur për kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar! Në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika! Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga spak! asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit””,- shprehet ai ndër të tjera.
LEXO EDHE:












