Sipas një raporti të bazuar në një anketim të zhvilluar në 8 universitete publike dhe private një student në Shqipëri shpenzon mesatarisht 602 euro në muaj, ku peshën më të madhe të buxhetit e zë ushqimi dhe akomodimi, të cilat kapin vlerën e 356 eurove ose rreth 59% të kostos totale. Përballë rritjes së çmimeve të shportës presioni ekonomik është bërë aq i lartë sa 1 në çdo 6 studentë në rang kombëtar mendon të ndërpresë studimet, ndërsa në Universitetin e Tiranës kjo shifër arrin në 25% ose 1 në 4 studentë.