Përvoja premium e Miele tani edhe në Kosovë - hapet Miele Experience Center në Çagllavicë

Miele Experience Center ka hapur zyrtarisht dyert në Prishtinë (tek rreth i Çagllavicës), duke sjellë në Kosovë një përvojë të veçantë për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, teknologji dhe dizajn premium për shtëpinë e tyre.
I realizuar nga Electromagic në bashkëpunim me Miele, ky investim sjell konceptin ndërkombëtar Miele Experience Center, një hapësirë ekskluzive që zhvillohet sipas standardeve të brendit gjerman që bëhet me autorizim të veçantë për përfaqësimin e tij.
Çfarë e bën të veçantë Miele Experience Center?
Në showroom-in e sapo hapur, vizitorët kanë mundësinë t'i njohin pajisjet Miele përmes përdorimit të drejtpërdrejtë. Nga furrat dhe pllakat e gatimit deri te lavatriçet, tharëset dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake; koncepti u mundëson klientëve t'i përdorin pajisjet dhe t'i eksplorojnë funksionet e tyre .
Kjo është edhe filozofia që qëndron pas Miele Experience Center: klienti të ketë mundësinë ta përjetojë cilësinë e produktit, të kuptojë funksionalitetin e tij dhe të marr këshillim profesional përpara blerjes.
Electro Magic ka një përvojë bashkëpunimi mbi 21 vjeçar me Miele. Përveç shërbimeve të listuara, përmes Electromagic Premium Care, klientët përfitojnë edhe shërbime pas blerjes, përfshirë kontrolle parandaluese vjetore, asistencë teknike dhe pajisje zëvendësuese në rastet kur riparimi kërkon më shumë kohë.
Vizitoni Miele Experience Center te Rrethi i Çagllavicës dhe zbuloni koleksionin e pajisjeve Miele dhe provoni nga afër funksionalitetet që i bëjnë ato zgjedhje premium për shtëpinë tuaj.





































