Pamja e Trumpit në Filipine nxit reagime: flokë më të errët dhe më voluminozë

Mbërritja e presidentit amerikan Donald Trump në Filipine u vu re jo vetëm për shkak të angazhimeve diplomatike në samitin e liderëve botërorë, por edhe për ndryshimin e dukshëm të pamjes së flokëve të tij.

Trump u shfaq me flokë më të errët, më të dendur dhe më të ngritur se zakonisht, çka nxiti diskutime e spekulime në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Presidenti 80-vjeçar zbriti nga avioni presidencial Air Force One në aeroportin ndërkombëtar Ninoy Aquino të Manilës, ku u prit me ceremoni. Në humor të mirë, ai përshëndeti të pranishmit teksa valëvisnin flamuj amerikanë dhe filipinas. Në sfond dëgjohej “YMCA” e grupit Village People, këngë që përdoret shpesh edhe në tubimet e tij elektorale, shkruan “The Sun”.

Vëmendja, megjithatë, u përqendrua te modeli i flokëve të presidentit. Flokët e tij të njohur biondë dukej se kishin marrë një nuancë më të errët dhe më shumë volum, duke shkaktuar komente të shumta në internet.

Disa përdorues pyetën nëse Trump e kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve apo kishte kryer ndonjë ndërhyrje estetike.

“Donald Trump u largua nga Amerika me flokë të bardhë dhe mbërriti në Filipine me flokë të errët! Çfarë ndodhi?”, shkroi një përdorues.

Një tjetër komentoi me humor: “Trump mbërrin në Filipine për samitin ASEAN dhe flokët e tij duket se po përpiqen të largohen nga vendi”.

Pamja e Trumpit ka tërhequr vëmendje edhe më parë. Gjatë një vizite në New Jersey, në shtator, flokët e tij u dukën më të errët se zakonisht dhe shkaktuan reagime të ngjashme.

Vizita në Filipine shënon gjithashtu fillimin e një axhende të ngjeshur diplomatike për presidentin amerikan, i cili po merr pjesë në samitin e 49-të të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).


Shtuar më 17.11.2026 15:37

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet