“Video seksi” dhe “erotizëm”? Majko sqaron fjalën e tij në Asamblenë e mbyllur të PS: Kërkova që disa njerëz të largohen nga politika Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh këtë të martë, ku në fokus të diskutimeve ishin draftet ligjore të propozuara nga opozita, rekomandimet e pazbatuara të ODIHR-it, financimi i partive politike dhe ndryshimet që konsiderohen të nevojshme për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka prezantuar në mbledhjen e sotme paketën e PD-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku në thelb ka kërkuar atë që ai e cilësoi si ‘ndarje të shtetit nga partia’.
Nga ana tjetër, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Damian Gjiknuri, tha se kërkesat e PD-së ngjanin më shumë me një listë dëshirash. Gjiknuri theksoi se koncepti i PD-së për ta parë gjithë administratën shtetërore si administratë politike është i pakuptimtë.
Ndërkohë në fund të komisionit, bashkëkryetarët u dakordësuan që t’i kërkojnë ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias ekspertë për shqyrtimin e drafteve.
Top Channel