Kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi letrën e dytë trupës që po e gjykon, duke kërkuar pjesmarrjen në proces, pasi të marrë zgjidhje trajtimi shëndetësor. Duke shprehur vullnetin për herë të parë për të qenë i pranishëm në gjykim, Veliaj thotë se pengohet nga gjendja shëndetësore. Në deklaratën e lexuar nga kryesuesja Elsa Ulliri, nga paraburgimi Veliaj pretendonte se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësir por qe nuk i është vënë në dispozion. Për shkak të gjendjes së këmbës që është rekomanduar nga mjeku për ndërhyrje kirurgjikale, kryebashkiaku kërkonte që seanca gjyqësore të shtyhej. Në përgjigje të kërkesës së Veliajt, prokurori i SPAk replikoi se nuk disponon asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut që të përshkruajë gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.