Kompani, automjete dhe prona, vlera e pasurive që iu sekuestruan Ilir Shehut arrijnë në 10 milionë euro

Në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Ilir Shehut alias Pasholli, 51-vjeç, i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe nën hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh, mbi 10 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Sipas Policisë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, janë sekuestruar pasuri në emër të tij, të bashkëshortes dhe subjekteve të lidhura me ta.

Të lidhura

None found

Konkretisht, janë sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme, 6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortes së tij, 6 subjekte tregtare, mes tyre biznese që operojnë në sektorin farmaceutik, si dhe 8 automjete. Vlera totale e pasurive të sekuestruara kapërcen 10 milionë euro.

Mes 6 subjekteve të sekuestruara janë kompanitë ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’.

Sipas policisë, Ilir Shehu, është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, shfrytëzimin e pr*stitucionit, rrëmbimin dhe heqjen e paligjshme të lirisë, si dhe përfitimin e mallrave të vjedhura.

Më herët, Prokuroria e Tiranës, theksoi në një njoftim zyrtar se Ilir Shehu, është zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ai blinte ilaçe në Itali me dokumentacion të rregullt, ndërsa gjatë deklarimit në doganën shqiptare lista e produkteve shkurtohej, duke deklaruar vetëm një pjesë të barnave.

Pjesa tjetër dyshohet se futej në tregun shqiptar pa dokumentacionin përkatës. Një pjesë e produkteve më pas legalizohej përmes një operatori tjetër, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

NJOFTIMI:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “DARK CAPITAL”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një shtetasi të dyshuar për veprimtari të ndryshme kriminale.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive të shtetasit I. Sh. alias I. P., 51 vjeç, dhe të personave/subjekteve të lidhura me të, me vlerë mbi 10 milionë euro, konkretisht:

-14 pasuri të paluajtshme;
-6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortës së tij, shtetases H. Sh.;
-6 subjekte tregtare, përfshirë biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik;
-8 automjete.

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi I. Sh. alias I. P është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme të lirisë, përfitimi i mallrave të vjedhura, etj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 17.11.2026 15:44

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet