Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteved në vend.

Nga sot, 17 nëntor, në orën 17:30, nafta nuk do të shitet më shumë se 207 lekë për litër, nga 210 që shitej më parë, ndërsa benzina jo më shumë se 164 lekë për litër nga 165 që ishte në treg më parë.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me shumicë për gazoilin të jetë 195 lekë për litër, ndërsa për benzinën 152 lekë për litër.

Sa i përket gazit për automjete, çmimi maksimal i shitjes me pakicë u përcaktua në 70 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 58 lekë për litër.

Ndërkohë, për aktivitetin e peshkimit, çmimi i gazoilit do të jetë 112 lekë për litër.

Top Channel