Qeveria e Kosovës reagon pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë

17 Nëntor 2026 | 15:46

Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qëndrueshme”, në një postim në Facebook, pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në rastin e dytë ndaj tij dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Ekzekutivi në Kosovë doli për rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimin e vendimeve, por shtoi se kjo s’e përjashton të drejtën për të ngritur shqetësime për funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

“Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, u shpall aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit. Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Në këtë kuptim, kritikat dhe rezervat që kemi shprehur vazhdimisht ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve të një gjykimi të drejtë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Qeveria tha se “besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato”.

“Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Është urgjente”, djali i Kadri Veselit kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës

Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi...
15:29 | 17/11/2026

Nga fshehja e identitetit te zhvendosja, si mbrohen dëshmitarët e krimeve të luftës?

Sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerë u dënuan nga Gjykata Speciale për pengim të administrimit të drejtësisë. Çështja lidhet...
15:24 | 17/11/2026

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së për akuzën e përdhunimit

Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se dje, më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK,...
13:49 | 17/11/2026