Kupa e Shqipërisë, Laçi triumfon bindshëm ndaj Shirokës, Skënderbeu siguron kualifikimin pas 120 minutash

Kupa e Shqipërisë, Laçi triumfon bindshëm ndaj Shirokës, Skënderbeu siguron kualifikimin pas 120 minutash

15:52, 17/11/2026

Laçi dhe Skënderbeu janë dy skuadrat e para që kanë siguruar një vend në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, pas fitoreve ndaj Shirokës dhe Apolonisë.

Kurbinasit nuk hasën vështirësi përballë Shirokës, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi. Laçi kaloi në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Tolës, ndërsa në pjesën e dytë Nerguti në minutën e 71-të dhe Bibo në të 80-ën vulosën suksesin e vendasve.

Më shumë emocione pati në përballjen mes Skënderbeut dhe Apolonisë, ku u desh koha shtesë për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar. Koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa fierakët kaluan të parët në avantazh me Sulo në minutën e 94-t.

Megjithatë, korçarët reaguan dhe përmbysën gjithçka brenda kohës shtesë. Ndiaje barazoi shifrat në minutën e 104-t, ndërsa Drame shënoi golin vendimtar në minutën e 116-të, duke i dhënë Skënderbeut fitoren 2-1 dhe biletën për në fazën tjetër.

Kështu, Laçi dhe Skënderbeu bëhen ekipet e para të kualifikuara, ndërsa Shiroka dhe Apolonia i japin fund aventurës së tyre në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë.

Rezultatet:

Skënderbeu 2-1 Apolonia (Ndiaje 104', Drame 116' / Sulo 94')

Laçi 3-0 Shiroka (Tola 13', Nerguti 71', Bibo 80')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco