Tre persona përballen me aktakuzë, pas sekuestrimit të rreth 1.8 kilogramëve heroinë dhe kanabisit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

R.B., A.R. dhe B.(Sh)B. ndodhen në paraburgim që nga 23 marsi 2026. Sipas dyshimeve, ata kanë vepruar së bashku si pjesëtarë të një grupi dhe kanë shitur e shpërndarë sasi të mëdha heroine në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Të lidhura

None found

Gjatë hetimeve, autoritetet sekuestruan rreth 1.8 kilogramë heroinë, kanabis, pesë armë zjarri dhe qindra fishekë.

Dy prej të pandehurve akuzohen gjithashtu për mbajtje të armëve pa leje. Në kontrolle u gjetën pesë armë zjarri, mes tyre pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e përhershëm të dy automjeteve, një Land Rover dhe një Mercedes GLE, si edhe të telefonave mobilë, pajisjeve elektronike, parave të gatshme, narkotikëve, armëve dhe municionit.

Gjithashtu, është propozuar që automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, ndërsa paratë e përfituara të derdhen në buxhetin e Kosovës, njoftoi Prokuroria Themelore në Prizren.


Shtuar më 17.11.2026 15:58

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet