Arrestohet drejtuesi i skrepit që u përfshi në aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë, ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, Ermal Lulaj.

Në pranga ka rënë 63-vjeçari Thanas Poçaj, i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ai është arrestuar nga policia pas daljes nga spitali.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës, në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Nga përplasja mes automjeteve humbi jetën efektivi i policisë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.