Aksidenti me një viktimë në Vlorë, arrestohet shoferi i skrepit
Shoferi i skrepit i cili u përfshi në aksident mbrëmjen e së hënës në Vlorë është vënë në pranga. Nga aksidenti i regjistruar në aksin Fier-Vlorë humbi jetën shefi i Krimeve të Vlorës, Ermal Lulaj.
Mësohet se 63-vjeçarit Thanas Poçaj i është komunikuar në spital masa e sigurisë pasi edhe ai mori plagë nga aksidenti. Sipas policisë, Lulaj humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit për shkak të lagështisë dhe motit të keq me shi.
“Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.
Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit”, njoftoi dje policia.
Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri
Dëmshpërblim 100% për bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat, zv.ministri Keputa: Nisin në janar, shuma do t’u kërkohet shkaktarëve
- 16:09 Gjermania i ofron 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, fokusi te mbrojtja ajrore
- 16:00 Shkeli masën e detyrimit të paraqitjes në polici, Gjykata në Beograd lëshon urdhërarrest për Millan Radoiçiçin
- 15:58 Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta
- 15:46 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri
- 15:45 OBSH: Përdorimi i lartë i duhanit midis grave dhe vajzave evropiane është shqetësues
- 15:45 Qeveria e Kosovës reagon pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë