Është arrestuar nga policia 63-vjeçari Thanas Poçaj, drejtuesi i skrepit që u përfshi në aksidentin tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lulaj.
Poçaj ishte plagosur si pasojë e përplasjes dhe ishte transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Menjëherë pas daljes nga spitali, ai është vënë në pranga nga policia.
Dyshohet se mjeti i rëndë (skrep) nuk kishte sinjalistikën e duhur në pjesën e pasme.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës, ku humbi jetën efektivi i policisë Ermal Lulaj.









