Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u pa duke pirë një cigare dhe duke buzëqeshur gjatë vizitës në një qendër skijimi, siç treguan fotografitë e publikuara të martën, pikërisht në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, la të kuptohej për një takim të mundshëm mes tyre këtë javë. Gjatë udhëtimit të tij drejt Azisë, Trump, i cili është takuar me Kimin tri herë gjatë mandatit të tij të parë, la të hapur mundësinë e një takimi me udhëheqësin koreano-verior. Të martën, Kina deklaroi se "nuk ka asnjë informacion" nëse Trump dhe Kim do të takohen. Disa orë më vonë, në Manila, Trump tha se Kim "do të dëshironte" të takoheshin në Kinë dhe se "do të shohim se çfarë do të ndodhë".