Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e Apelit me 12 vite burg për Francesco Becchettin. Në vendimin e Apelit, dënimi me 17 vite burg ndaj biznesmenit u ul me 5 vite. Ai është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.