Forcat e sigurisë së Kosovës dhe partnerët e tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “VALOR SHIELD 2026”, të zhvilluar në disa lokacione në Kosovë.
Ushtrimi përfshiu Forcat Operative Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, si dhe njësi partnere ndërkombëtare. Ai synoi të përmirësonte aftësitë në operacionet speciale dhe të forconte bashkëpunimin në fushën e sigurisë.
Të lidhura
None found
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njoftoi përmes një postimi se stërvitja kishte si qëllim edhe shtimin e ndërveprueshmërisë mes forcave pjesëmarrëse dhe zgjerimin e bashkëpunimit rajonal.
Ambasada amerikane në Kosovë dhe Grupi i saj Ushtarak (MILGP) patën rol të rëndësishëm në organizimin e aktivitetit, duke mbështetur bashkëpunimin mes institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete më të forta me aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.




