PDK: Do t’i përgjigjemi vendimit të Speciales me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media e ka quajtur të papranueshëm dhe të turpshëm dënimin me 17 muaj burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin kundër administrimit të drejtësisë.
“Vendim i turpshëm dhe i papranueshëm. Nuk ka asgjë më shkatërruese për drejtësinë sesa kur vendimet e saj pushojnë së befasuari, sepse besimi në paanshmërinë e saj është cenuar thellë. Shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në procesin për pengimin e drejtësisë”, tha ajo në një konferencë për media.
Ajo ka theksuar se sipas PDK-së, kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare kanë shtuar dyshimet lidhur me mënyrën e administrimit të drejtësisë nga Gjykata Speciale.
“Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë anuluar edhe më tej pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë së kësaj gjykate. Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde”, shtoi ajo.
Çitaku ka bërë të ditur se PDK-ja do t’i përgjigjet këtij vendimi përmes qëndresës, mobilizimit dhe veprimeve politike, juridike e diplomatike.
“Do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton, me qëndresë, me mobilizim dhe me përkushtim të palëkundur, me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike dhe me vendosmëri deri në fund. Lufta jonë për liri ishte e drejtë, UÇK-ja ishte ushtria jonë çlirimtare, sakrifica e një populli për çlirim është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë dhe nuk mund të njolloset asnjëherë”, shtoi Çitaku.
Shkeli masën e detyrimit të paraqitjes në polici, Gjykata në Beograd lëshon urdhërarrest për Millan Radoiçiçin
Qeveria e Kosovës reagon pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë
“Është urgjente”, djali i Kadri Veselit kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
- 17:08 Ambasadori Tarran takon kreun e Gjykatës së Lartë, në fokus përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit
- 17:04 “Le të jetë ky Nëntori i Tretë”, studentja: Më 28 Nëntor do vijnë me mijëra nga diaspora…
- 16:50 SHBA, del jashtë funksionit rrjeti i klasifikuar i komunikimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare
- 16:48 SHBA-të demonstrojnë aftësitë e teknologjisë ushtarake të gjeneratës së ardhshme gjatë një stërvitjeje në Gjermani
- 16:40 Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang do të paraqitet para komiteteve të Kongresit Amerikan në dhjetor
- 16:37 Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi