Pavarësisht humbjes me Finlandën, Kombëtarja U17 arrin objektivin, kualifikohet në raundin e dytë të League A për Evropianin e 2027 Pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, futbolli shqiptar iu rikthye kompeticoneve të tij me ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë.
Laçi dhe Skënderbeu janë dy skuadrat e para që prenë biletën për në turin e tretë të kompeticionit pasi mundën respektivisht Shirokën dhe Apoloninë.
Laçi mori një fitore të lehtë ndaj Shirokës në ndeshjen e tij duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0. Tola zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që në 45 minutat e dyta, kurbinasit shënuan edhe 2 herë të tjera me Nergutin dhe Bibon për të fiksuar rezultatin përfundimtar 3-0.
Shumë më të vështirë e pati Skënderbeu në ndeshjen e tij ndaj Apolonisë të cilën e mundi 2-1 pas vetëm 120 minutash lojë. Të 90 minutat e kohës së rregullt të sfidës të zhvilluar në Korçë u mbyllën me barazimin 0-0 dhe të tre golat u shënuan në 30 minutat e kohën shtesë. Apolonia shënoi e para me Sulon, por Skënderbeu arriti të përmbysë gjithçka me golat e Ndiaje dhe Drame për të fituar 2-1 dhe të kualifikohet për më tej.
Top Channel