Rrjeti tepër i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) përdor për komunikimet e brendshme ka dalë jashtë funksionit, bëjnë të ditur gjashtë burime të njohura me çështjen, sipas CNN.
Rrjeti, i njohur si “NSA Net”, u mundëson punonjësve të agjencisë të komunikojnë brenda institucionit duke shkëmbyer informacione të klasifikuara.
Sipas burimeve të cituara nga CNN, deri më tani nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik.
Ndërsa agjencia po përpiqet të përcaktojë përmasat dhe shkakun e problemit, janë marrë masa për organizimin e mbërritjes së personelit në orare të ndryshme, thanë burimet.
CNN ka kërkuar një koment nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, por deri në publikimin e raportimit nuk kishte marrë një përgjigje.
Një ditë më parë pati ndërprerje masive në sistemet online të bankave amerikane, të cilat u paraprinë edhe nga një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, e cila nisi të premten dhe zgjati për disa orë, shkaktoi probleme në platforma të rëndësishme si Outlook, Teams dhe Copilot.
Fundjavën e kaluar, në SHBA pati edhe ndërprerje të fluturimeve për të paktën 5 orë ku pati mbi 6 mijë fluturime të anuluara, por u përjashtua mundësia e një sulmi kibernetik.