Pesë të arrestuar pas dyshimeve për planifikimin e një atentati në Greqi

Autoritetet greke dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar një plan të dyshuar për vrasje në Greqi, i cili mund të ketë lidhje me shërbimet iraniane të sigurisë.

Në një operacion të përbashkët mes dy vendeve janë arrestuar pesë persona. Njoftimi u bë të martën nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarë të inteligjencës greke.

Të lidhura

None found

Hetimet e autoriteteve maqedonase çuan në zbulimin e një grupi personash që dyshohet se, me udhëzimet e një shtetasi iranian, po përgatiteshin të kryenin një atentat në Greqi. Emri i personit që mund të ishte shënjestra nuk është bërë i ditur.

Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me shërbimin grek të inteligjencës. Sipas përfundimeve të tij, shtetasi iranian kishte lidhje me shërbimet iraniane të sigurisë, si edhe me një person të njohur në botën e krimit, i cili dyshohet se ndihmoi në gjetjen e personave për realizimin e atentatit.

Zyrtarë grekë të sigurisë thanë se më 12 nëntor u arrestua në Greqi një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili më pas u ekstradua në vendin e tij. Pas kësaj, autoritetet maqedonase zhvilluan operacionin ku u arrestuan edhe katër persona.

Një zyrtar i inteligjencës greke bëri të ditur se njëri prej të arrestuarve në Maqedoninë e Veriut mund të ketë zbuluar hollësi për takimin me shtetasin iranian dhe planet e atentatit.

Autoritetet greke thanë gjithashtu se të dyshuarit kishin të kaluar kriminale dhe kishin udhëtuar në Iran, ku ishin takuar me personin që dyshohet se drejtonte operacionin.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë së Veriut deklaroi se prej fillimit të vitit 2026 kishte ndërmarrë veprime për të identifikuar planet e personave të lidhur me aktorë të huaj dhe iranianë, të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste.


Shtuar më 17.11.2026 17:26

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet