Sulmi kibernetik prek 178 faqe, përfshirë CNN, BBC, Zoom, IKEA dhe Fox News

Një incident i përmasave të mëdha në internet ka përfshirë 178 organizata dhe faqe në mbarë botën. Mes tyre janë CNN, BBC, Zoom, IKEA, Fox News, HSBC dhe Salesforce.

Raportimet bëjnë të ditur se sulmuesit përdorën platformën teknologjike Optimizely për të futur kode keqdashëse në faqet e organizatave. Si pasojë, vizitorët u ekspozuan ndaj mundësisë së vjedhjes së të dhënave personale dhe financiare.

Të lidhura

None found

Programi i dëmshëm synonte të merrte të dhënat e kartave bankare, të manipulonte transaksionet me kriptomonedha, si dhe të përvetësonte cookie-t e shfletuesve dhe pamje të ekranit të përdoruesve.

Në shënjestër të hakerëve ishin edhe pajisjet Apple. Studiuesit e sigurisë kibernetike kanë konstatuar se kodi përfshinte mjete për shfrytëzimin e dobësive në iPhone dhe iPad.

Gjatë hetimeve u zbulua se sulmuesit përpiqeshin të ndërronin adresat e kuletave të kriptomonedhave me adresa që kontrolloheshin prej tyre, duke synuar që fondet e përdoruesve të kalonin në llogaritë e hakerëve.

Deri tani janë gjetur transaksione me kriptomonedha me vlerë mbi 7 mijë dollarë, të drejtuara drejt kuletave të kontrolluara nga sulmuesit. Numri i personave që mund të kenë humbur të dhënat bankare ose t’u jenë komprometuar pajisjet mbetet ende i panjohur.

Studiuesit e zbuluan sulmin të hënën, më 16 nëntor, pasi gjetën kode të dyshimta në skedarët e Optimizely-t. Kompanitë e përdorin këtë platformë për të testuar dhe përmirësuar funksionimin e faqeve të tyre.

Meqë kodi i dëmshëm përhapej përmes një platforme të besuar dhe shfaqej në faqet zyrtare, vizitorët nuk kishin arsye të mendonin se po përballeshin me një sulm.

Disa nga kompanitë e prekura kanë nisur hetimet dhe kanë ndërmarrë hapa parandalues. Salesforce çaktivizoi skriptet e dyshimta, ndërsa Equifax ndaloi përdorimin e Optimizely-t dhe deklaroi se nuk ka gjetur prova për komprometimin e sistemeve të veta.

IKEA po vlerëson gjithashtu ndikimin e mundshëm të incidentit te shërbimet e saj digjitale dhe klientët.

Autoritetet dhe ekspertët e sigurisë kibernetike po punojnë për të përcaktuar shtrirjen e plotë të sulmit dhe dëmet që ai ka shkaktuar.


Shtuar më 17.11.2026 17:25

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet