Pas skandalit dhe dorëheqjes së bujshme, Huang shprehet i gatshëm të rikthehet në krye të Nvidia-s

17 Nëntor 2026 | 17:32

Jensen Huang është i gatshëm të kthehet në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia nëse i kërkohet nga bordi i drejtorëve të kompanisë, tha ish-kreu i gjigantit të teknologjisë të martën në mëngjes, në deklaratën e tij të parë publike që nga dorëheqja e tij.

“Që nga largimi im, kam marrë një valë të paparë thirrjesh nga punonjësit e Nvidia, investitorët, partnerët e biznesit dhe klientët për t’u rikthyer në pozicionin e CEO-s”, tha Huang në një deklaratë.

“Nëse bordi i drejtorëve përcakton se kthimi im i shërben më së miri interesave të aksionarëve tanë, punonjësve tanë, kompanisë dhe Amerikës, do të isha i nderuar t’u përgjigjesha këtyre thirrjeve dhe të kthehesha si Drejtor Ekzekutiv”, shtoi ai.

Kjo është deklarata e parë e Huang që nga dorëheqja e tij të enjten, pas zbulimeve se ai kishte afera jashtëmartesore, përfshirë një me një grua të dyshuar për spiunazh për Kinën, si dhe me një drejtues në kompaninë e tij.

Zbulimet e shtynë bordin të njoftonte të martën herët formimin e një komiteti të ri për të mbikëqyrur politikat e sigurisë kombëtare të Nvidia-s dhe pajtueshmërinë me kufizimet e eksportit.

Deklarata e parë e Huang vjen pas një jave me zhvillime të stuhishme, gjatë së cilës  punonjësit e Nvidia-s, investitorë të shquar, miliarderë të teknologjisë si Elon Musk, dhe madje edhe Presidenti Trump, kanë dhënë mendimin e tyre mbi të ardhmen e Huang .

Trump u tha gazetarëve të hënën se do të mbështeste rikthimin e Huang si CEO i Nvidia-s.

“Sigurisht që nuk do të më vinte keq nëse kjo do të ndodhte”, tha Trump, duke shtuar se beson që Huang “mori një mësim të madh”.

Të hënën, një drejtues i lartë i Nvidia-s i dërgoi një letër kryetarit të bordit Harvey Jones duke kërkuar rikthimin e Huang në pozicionin e drejtorit ekzekutiv. Letra u shpërnda gjerësisht midis drejtuesve të kompanisë.

Megjithatë, sipas Wall Street Journal, bordi i drejtorëve të Nvidia nuk po e shqyrton rikthimin e Huang si CEO , pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga disa investitorë dhe punonjës për rikthimin e tij.

Nader Khalil, drejtor i teknologjisë dhe shërbimeve për zhvilluesit, tha në letrën e tij se i gjithë ekosistemi i sistemeve të avancuara kompjuterike dhe tregu i inteligjencës artificiale varen nga “udhëheqja vizionare” e Jensen.

Në deklaratën e tij të martën në mëngjes, Huang kërkoi përsëri falje familjes dhe punonjësve të kompanisë për pabesitë e tij, duke pranuar se kishte bërë “gabime serioze” në jetën e tij personale.

“Nuk i përmbusha standardet e sjelljes që priten nga të gjithë në Nvidia,” shkroi Huang.

“Krijova probleme për bordin, për të cilat më vjen shumë keq. Marr përgjegjësi të plotë për gabimet e mia”, shtoi ai.

Huang tha gjithashtu se ishte krenar që ishte amerikan dhe vlerësoi mundësitë që Shtetet e Bashkuara i ofruan për karrierën e tij profesionale.

“Askund tjetër përveç Amerikës nuk mund të ketë një kompani si Nvidia”, shkroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Papa kundër propozimit që priftërinjtë katolikë të martohen: Për momentin jo, në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë

Papa Leo tha të martën se aktualisht nuk po planifikon të ndryshojë rregullat katolike për të lejuar priftërinjtë e martuar, duke thënë se çështja është...
17:30 | 17/11/2026

Rrëzohet avioni ushtarak rus “An-12” në Siberi, humbin jetën 17 persona (VIDEO)

Një avion ushtarak u rrëzua në Kemerovo të Siberisë, Rusi, duke vrarë të 17 personat në bord, raportuan mediat ruse të martën. Duke cituar burimet,...
17:24 | 17/11/2026

SHBA, del jashtë funksionit rrjeti i klasifikuar i komunikimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Rrjeti tejet i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare përdor për komunikimet e saj të brendshme është jashtë funksionit, sipas gjashtë personave të njohur me...
16:50 | 17/11/2026